Zbardhet takimi Topi- Lajcak Faktoret politike te pergatisin se bashku zgjedhjet

Foto gjate takimit Topi-Lajcak
Tirane 22 mars 2011 NOA- Update Pak minuta me pare eshte zbardhur permbajtja e takimit mes Presidentit Topi dhe te derguarit te Bashkimit Europian Miroslav Lajcak.
Burime zyrtare nga Presidenca bejne te ditur per agjencine e lajmeve NOA se gjate takimit te dy bashkebiseduesit u fokusuan ne situaten politike te krijuar se fundmi ne vendin tone.
Me tej u nenvizua nevoja dhe rendesia e gjetjes sa me te shpejte te dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit vendor ne menyre qe ato te jene sa me demokratike te drejta korrekte sipas standardeve dhe qe rezultatet te pranohen nga te gjitha palet.
I Derguari i Posacem i Bashkimit Evropian ne vendin tone Drejtori Ekzekutiv i Sherbimit te Jashtem Miroslav Lajcak u shpreh se zgjedhjet e 8 majit duhet te pergatiten dhe zhvillohen sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore duke nenvizuar domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore te lira te drejta e demokratike.
Ai theksoi gjithashtu se respektimi i institucioneve te shtetit i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve eshte shprehje e demokracise dhe e ekuilibrit me nje rendesi te jashtezakonshme per demokracine aktuale dhe te ardhmen europiane te vendit dhe mbare popullit shqiptar.
Nga ana e tij Presidenti Topi theksoi rendesine e madhe te zgjedhjeve jo vetem per te riperterire perfaqesuesit e organeve drejtuese te pushtetit vendor por edhe per te treguar aftesine dhe pjekurine e partive politike dhe te votuesve shqiptare ne realizimin e zgjedhjeve te drejta dhe ne perputhje me standardet e duhura demokratike. Ne kete takim u shpreh edhe domosdoshmeria e mbajtjes se zgjedhjeve me 8 maj.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePolicia e Shtetit dhe Permbarimi Gjyqesor marreveshje per vendimet e paekzekutuaraXhixho LSI zgjidh problemet e komunitetit dhe Tiranes i duhen politikane qe degjojneMeta rikonfirmon 2 drejtues minibashkie nxjerr ne gare Erisa Xhixhon e Elez GjozenMeta ne Lezhe 8 maji festa e votes se lire vazhdimesia e projekteve te medhaPD Dje sovjetiku Rama u turr kunder flamurit te NATO-s Lidhje8 maj rendesia e zgjedhjeve respektimi i kushtetutes standarde Topi-Lajcak Zbardhet takimi