Lajcak ne Kryeministri rekomandime dhe keshilla Kryeministrit Berisha

Kryeministri Berisha Miroslav Lajcak
Tirane 22 mars 2011 NOA-Update Pak minuta me pare ka perfunduar takimi i zgjatur per afro nje ore mes te derguarit te Bashkimit Europian per krizen Miroslav Lajcak dhe Presidentit te vendit Bamir Topi.
Pasi eshte larguar nga ambientet e presidences Lajcak eshte drejtuar drejt kryeministrise ku dhe ka nisur takimin me kreun e qeverise Sali Berisha.
Ne kundershtim nga dy takimet e meparshme ne takimin e trete te tij ai pritet te theksoje edhe rendesine dhe kujdesin qe duhet te tregohet ndaj procesit zgjedhor i cili do te mbahet ne me pak se dy muaj.
I derguar i Baroneshes Kathrin Ashton mesohet se do te perserise edhe nje here thirrjet per vendosjen e dialogut mes perfaqesuesve te politikes shqiptare.
Por pas perfundimit te takimit me Kryeministrin Berisha Lajcak do te takoje edhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ku duket se do te parashtroje porosite dhe keshillat e nderkombetareve lidhur me kushtet ne te cilat ndodhet vendi dhe klasa politike.
Kjo eshte e treta here qe Lajcak vjen ne Shqiperi dhe ne mbyllje te ketyre takimeve rreth ores 12.30 ai do te mbaje dhe nje konference per shtyp ku do te paraqese edhe thelbin e rekomandimeve te BE-se per zgjidhjen e situates politike ne menyre qe te mbahen zgjedhje korrekte dhe te pakontestuara.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeI derguari i BE-se Lajcak nis punen takon Presidentin TopiBerisha nga Durresi 2013-ta do te deshmoje edhe nje here se cili je ti Edi RamaRama Procesi zgjedhor eshte i pagarantuar Berisha-ambasadorit Arvizu Ne 8 maj ndryshimet si nata me ditenAmbasadori i BE takim zyrtar me Edi Ramen Lidhje12.30 edi rama i derguari i BE-se konference Kryeministri Berisha Miroslav Lajcak rekomandime takim zgjedhje