E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi mbi minë, vriten 18 e lëndohen 30

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 09:43

Një minë tokësore e ka goditur një autobus në pjesën jugore të Afganistanit duke vrarë së paku 18 civilë.

Shefi i policisë i rajonit Nimroz, ku ka ndodhur sulmi, Xhabar Pordeli i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se së paku 30 persona të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë lënduar.

18 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Xhabar ka fajësuar talibanët megjithëse deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›