E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qershori, muaji më i përgjakshëm për irakianët

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 12:41

Numri i irakianëve që janë vrarë gjatë muajit qershor ka qenë më i larti në nëntë muaj. Sipas të dhënave të mbledhura nga ministritë e shëndetësisë, brendshme dhe ministrisë mbrojtëse, në tërësi janë vrarë 271 njerëz, duke përfshirë edhe 155 civilë, 77 policë dhe 39 ushtarë, kanë vdekur në sulmet e muajit të kaluar.

Numri në total është më i larti në Irak së prej muajit shtator, kur 273 irakianë e kanë humbur jetën.

Muaji më i përgjakshëm për këtë vit deri më tash ka qenë janari me 259 viktima. Të dhënat tregojnë se 25 kryengritës janë vrarë dhe 102 janë arrestuar. 14 ushtarë amerikanë janë vrarë në muajin qershor duke e bërë muajin me vdekjeprurës edhe për trupat amerikane që tre vjet. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›