Tregimi i suksesshëm i Lumit të Verdhë
Mbi murin e një qendre kontrolli, një mozaik i ekraneve televizive tregon fotografitë e fundi të satelitit për parashikimet e shirave që do të reshin në Kinë. Në një tjetër, një ekran i madh tregon gjatësinë e tërë të Lumit të Verdhë – lumit të dytë më të madh në Kinë – me të dhëna të sakta nga monitorimi i stacioneve për shpejtësinë e lëvizjes së ujit në lum, nivelit të ndotjes dhe sasinë e grumbulluar në rezervuarë.
Operacioni monitoron nga afër sasinë e prurjeve të ujit për nëntë krahina që e kufizojnë Kinën me “lumin amë” dhe vendos se si do të jenë prurjet mujore të ujit në këtë vend. Në mënyrë të sofistikuar e tërë kjo kontrollohet nga inxhinierët që intervenojnë në hapjen apo mbylljen e portave që janë të konstruktuara në një rrjet teknologjik, që monitoron rrjedhën e lumit. Ky është një mjet që drejton rrymën e ujit dhe që furnizon industrinë edhe agrikulturën në një hapësirë prej 5464 km.
Sot, hidro-inxhinierët kinezë janë duke punuar në një plan që ta përmirësojnë në mënyrë digjitale “Lumin e Verdhë – në atë çfarë ata e theksojnë si njërin prej sistemeve më të mira të menaxhimit të ujërave në botë – duke u përpjekur që edhe me punë jashtë orarit ta përmirësojnë njërin prej kanaleve që konsiderohet si më i thati, më i ndotur në planet - duke e përshtatur atë për nevoja të ekonomisë së vendit.
Plani, që ka filluar në mes të këtij viti, është zmadhimi kryesor i sistemit menaxhues që ndihmon ndryshimin e tatëpjetave të lumit të dytë më të madh në Kinë. Plani pritet që të realizohet brenda 10 viteve.
Gjatë më shumë se 30 viteve qeveria kineze është fokusuar në zgjidhje inxhinierike për të zgjidhur problemet me ujë të pijes, duke rritur pajisjet për kontroll të ujit. Kur uji është harxhuar kot apo është ndotur, ata kanë bërë bunarë të thellë apo kanë hapur kanale të mëdha për të gjetur burime të reja.
Mirëpo, Lumi i Verdhë, që konsiderohet edhe si arteria kryesore e civilizimit kinez për mijëra vjet, ka treguar kufizimet e këtij studimi duke detyruar që shkencëtarët të mendojnë forma shkencore dhe ai të ruhet, përderisa sistemi i vjetër komunist ende vepron me sistem të centralizuar të kontrollit të tregut modern të mekanizmit të tregtisë.
Ndryshimet janë evident në Komisionin e Rrjedhës së Lumit të Verdhë me bazë në Zhengzhou, që është komanda qendrore e menaxherëve që shikojnë rrjedhën e ujit.
Më 1997, Lumi i Verdhë simbolizonte gjithçka që kishte të bënte me ambientin e ndotur të Kinës; 40 për qind e nivelit të ujërave ishte e ndotur dhe zhytja e tij me e thellë ishte aq e madhe me një fundërri që krijonte disa metra thellësi të shtratit të lumit, duke rrezikuar kështu vërshime të mëdha dhe rrëshqitje të dheut. Por, problemi më i madh është gjendja pasive e terminalëve. Lumi ishte aq i shfrytëzuar saqë kishte dështuar që të derdhet në det për më shumë se 226 ditë.
Që nga ajo kohë, rrjedha ka qenë e pathyeshme dhe vitin e kaluar një portë në formë shporte ishte bërë model për shumë hidroinxhinierë, ku për këtë inxhinieri Le Kwan Yu merr çmimin në Singapor si njeriu që arriti të pastrojë një lumë dhe shkencëtari më i mirë i ujërave. Shefi i tij, Li Guoying, për këtë e ka promovuar atë si zëvendësministër kombëtar të burimeve ujore. Sistemi i tij digjital i kontrollit tani përdorë edhe në disa lumenj, përfshirë edhe lumin Talimu në Xinjiang, Hei dhe Qinghai dhe Dong në Guangdong. Bashkimi Evropian, që ka një skuadër që punon me këtë komision, thonë se çmimi është i merituar.
“Është arritje e madhe. Sepse lumi derdhet përsëri në Det”, tha Paul van Meel, udhëheqës i skuadrës së programit për Menaxhimin e puseve dhe lumenjve BE- Kinë, që punon me komisionin kinez. “Kjo duke falënderuar qendrën e kontrollit. Kjo është një mënyrë unike si të menaxhohet një lum dhe prurjet e tij”.
“Jam i kënaqur me ndryshimet në punën e komisionit në Lumin e Verdhë për shkak se ka përmirësuar ambientin në këtë vend dhe ka promovuar jetën e shëndosh buzë këtij lumi. Kontrolli qendror në mënyrë digjitale ishte një mrekulli”, tha Ma Jun, themeluesi i Institutit për Menaxhim të Publikut dhe Ambientit. “Por, lumi është shumë larg gjallërimit. Duke mbajtur nën kontroll rrjedhën e vogël në e mbrojmë atë nga vdekja. Por ka një gjë që të gjithë e dimë – ekosistemi dhe pasuria e tij tashmë janë shkatërruar nga ndërtimi i kaskadave dhe mbishfrytëzimi që i është bërë burimeve të ujit dhe ndotja e tij”.
Sfida kryesore ende mbete shpërndarja e pakët e burimeve të ujit nëpër nëntë krahinat që e menaxhojnë këtë lum. Shpërndarja e bën dallimin në mes të shëndetit dhe varfërisë. Kjo shihet qartë në lumin Lian në krahinën e Henan. Edhe pse fushat me misër janë vetëm 10 km larg Lumit të Verdhë dhe aty gjendet rezervari Xiaolangdi– që është njëri prej rezervarëve më të mëdhenj në Kinë – ata vuajnë nga thatësirë ndërkaq bujqit nuk kanë të drejtë ta përdorin ujin. I tërë rajoni varët nga shirat dhe sasia e tyre, ndërkaq fshatarët janë të etur dhe të pasigurt. Këtë vit ata janë duke vuajtur shumë nga thatësira saqë shumë të korrura të tyre mund të thahen nëse nuk do të këtë të reshura gjatë javës.
“Ne kemi kërkuar nga Qeveria për të na ndihmuar por ata thonë se nuk ka ujë të mjaftueshëm as për pije në qytete, kështu që nuk mund të shfrytëzohet për vaditje të bimëve tona”, tha kryetari i katundit, Lu Kasheng. “Ne kemi bërë plan që të bëjmë një pus që mund të jetë i thellë 400 metra. Kjo nga kushton 700 000 huan (rreth 100 000 euro), andaj kemi kërkuar ndihmë financiare si dhe miratim të këtij projekti nga Qeveria.
Përpjesëtimi i ujërave në krahina është i caktuar që nga viti 1987, që bazohet në të ardhurat mesatare të lumit që ka pasur nga viti 1919 dhe 1975, rreth 58 miliard kub ujë. Ky është një optimizëm i mjerueshëm. Gjatë ndërtimit të pandave, rritja e qyteteve dhe ndryshime klimatike ka bërë që lumi mos të sjell më shumë se 46 miliard kub ujë në vit. Krahinat duhet që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë të barabarte. Ndërkaq sa i përket regjioneve të larta si Ningxia dhe Mongolia e brendshme gjendja është edhe me keq. Ata shfrytëzojnë vetëm një miliard kub ujë për çdo vit.
Por, sipas inxhinierëve në Zhengzhou pas tri viteve nga kompletimi i fazës së parë dhe pasi ata të kenë kontrollin në 90 për qind të lumit atëherë ai do të jetë i gatshëm që të përdoret për industrinë e agrikulturës.
“Ne po përpiqemi që të rregullojmë kontradiktat në mes të krahinave dhe përdorimit të koordinuar të ujit”, tha Pei Yong, drejtor i divizionit për rregullim të ujit. “Kjo ka për qëllim që të sigurojmë se nuk do të këtë ndalim në mes të punës dhe uji mund të rrjedh në lum pa problem dhe ekologjia të jetë në nivel më të mirë.
Përderisa, ky sistem i kontrollit mund të duket tipik komunist ai i përgjigjet krizës së ujit, kurse qeveritë lokale në Ningxia dhe Mongoli të brendshme po eksperimentojnë në zgjedhje të ujit në treg, pra duke tregtuar ujë.
Por, ka shenja se udhëheqësit e këqij të Kinës po shikojnë nga afër rritjen e efikasitetit në prodhim dhe kufizimin e disa zonave të tyre. Në agjendën e qeverisë kinezë është një “Dokument prioritar” që thotë se qeveria duhet të këtë prioritet konservimin e ujit, konsumimin e ujit në vetëm 670 miliard kub dhe shpenzime për sisteme të ujitjes në vlerë prej 4 trilion huan (450 miliard euro) për projekte që reduktojnë thatësirën dhe ujin e pijes.
Shteti po ashtu thotë se mbetet i përkushtuar që të bëj megaprojekte ambientaliste duke zgjedhur problemin e thatësirës nga jugu në veri – me anë të hidroprojektëve të ndryshme. Së pari ata planifikojnë që të vazhdojnë me skema në perëndim dhe të kenë prurje më të mëdha të ujit nga rrafshnalta e Tibetit për të vazhduar me Lumin e verdhë dhe burime të tjera. Kjo do të jetë teknikisht e vështirë, politikisht kontroverse dhe jashtëzakonisht e shtrenjtë, por nëse Kina vazhdon me këtë rritje të madhe ekonomike, inxhinierët thonë se nuk ka zgjidhje tjetër. Mirëpo, lajmi i mirë është se tani Lumi i Verdhë arrin që të derdhet në Deti.