E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituani, opozita e majtë në krye të zgjedhjeve legjislative

VILNIUS- Opozita e majtë arriti sot në krye të zgjedhjeve legjislative në Lituani, me 19,8 për qind të votave për Partinë Populiste të Punës dhe 17,8 për qind për Partinë Socialdemokrate, sipas një sondazhi të kryer nga qendrat e votimit. 

Partia Konservatore e kryeministrit, Andrius Kubilius fitoi 16,7 për qind të votave, në krahasim me Lëvizjen Liberale që mori vetëm 8,5 për qind, sipas sondazhit. 

"Sondazhi i kryer nga qendrat e votimit tregon se nuk ka një fitues të qartë. Ka mundësi që të krijohet një koalicion i përbërë nga të paktën tri parti", deklaroi kreu i partisë së Punës, Viktor Uspaskich.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›