Rita Ora dyfish më e shtrenjtë se Rihanna
BRITANI- Këngëtarja Rita Ora po arrin sukses të madh në mbarë botën, por në mënyrë të veçantë në Britaninë e Madhe me albumin e saj debutues “ORA”.
Madje, për disa javë, ky album ka qenë në listën e albumeve më të shitura, çka do të thotë shumë për një këngëtare të re si Rita.
Disa herë Rita ka qenë në ‘garë’ me kolegen e saj nga RocNation, Rihanna, pasi që supozohej se ajo po e kopjonte stilin dhe muzikën e saj. Por tani doli që në disa raste Rita të jetë më e suksesshme se Rihanna e madje edhe më e shtrenjtë se ajo.
Çmimi i albumit të Ritës është dyfish më i lartë se ai i Rihannas, njofton Indeksonline.
Deri më tani, tre klipet e Ritës janë radhitur në pozitën e parë në “UK Official Charts” dhe shumë shpejt nëse vazhdon me një sukses të tillë, Rita ka mundësi të thyejë rekord.
(m.a/BalkanWeb)