E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike analizon 8 majin, Berisha: “Aleanca për Qytetarin” arriti një fitore historike

23-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se, “8 maji shënoi fitoren më të thellë për Partinë Demokratike, ku kurora e fitores ishte kryeqyteti”. Sipas kreut të qeverisë, zgjedhjet vendore të 8 majit dëshmuan kulturën demokratike. Në këtë analizë, kreu i PD-së, tregoi se prova e qartë e fitores ishte vota, ku me një diferencë të thellë, mazhoranca ka tërhequr 219 komuna e Bashki, kundrejt Partisë Socialiste me 149, komuna e Bashki. “Jemi mbledhur sot pas përfundimit të zgjedhjeve në 8 korrik, për një analizë të këtyre zgjedhjeve në tërësi për zgjedhjen e kryesisë së PD-së. Më 8 korrik, përfundoi procesi i zgjedhjeve vendore 8 maj 2011, për PD-në, aleatët e saj, por për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët ky ishte procesi me i bukur. Zgjedhjet e 8 majit treguan fitoren e katërt të radhës të PD-së dhe aleatët e saj, pas fitores në vitet 2005, 2007, 2009, erdhi dhe kjo si një kurorë, fitore elektorale e shkëlqyer. Zgjedhjet vendore të 8 majit, janë zgjedhjet në të cilët qytetarët shqiptarë votuan më masivisht se kurrë. Në zgjedhjet vendore votuan më shumë se 15 vitet e marra masivisht, të sigurt dhe më me dinjitet se kurrë në historinë shqiptare. Zgjedhjet vendore të 8 majit, ishin provë e madhe e besimit dhe vlerësimit të qytetarëve për projektin e tyre, vend i zhvilluar. Në 8 maj 2011, PD dhe aleatët e saj të “Aleancës për qytetarin”, shënuan në rrafshin e certifikimit të qeverisjes së tyre, një fitore shumë planëshe më të thellë të zgjedhjeve vendore”- u shpreh Berisha.  Sipas tij, “8 maji, dëshmoi 43 mijë vota më shumë”, ndërsa vuri në dukje se forca kundërshtare u mundua të shkelte të drejtat dhe vullnetin e qytetarëve, duke akuzuar njëkohësisht dhe institucionet e pavarura. Berisha e hapi mbledhjen duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave të dy atentateve në Norvegji, i cili u përball me dy sulme terroriste. Demokratët zgjodhën kryesinë e përberë nga 25 anëtarë. Në këtë listë, 8 persona do të jenë gra dhe 16 burra. Kryeministri shtoi se ky raport është i pandryshueshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›