Lituania merr kryesimin e OSBE
Vjene 31 dhjetor NOA - Lituania nga 1 janari merr per nje vit kryesimin e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim evropian OSBE nga Kazakistani qe ka arritur pas me shume se nje dekade te mbaje samitin e ketij institucioni.
Kjo eshte hera e pare qe nje shtet baltik merr kryesimin e OSBE-se dhe si Kazakistani Lituania eshte ish-republike e Bashkimit Sovjetik.
Lituania midis prioriteteve te saj ka vendosur zgjidhjen e konflikteve te ngrira njoftojne agjencite.
Pas Lituanise kryesimin e OSBE-se qe ka 56 anetare e merr Irlanda ndersa ne vitin 2013 Ukraina. Prandaj ekspertet frikesohen se kjo organizate nuk do te arrije te perparoje vecanerisht pasi Irlanda eshte e zene me krizen ekonomike ndersa Ukraina nuk sherben si nje model demokratik.
NOA