E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat greve per martesen e Williams

Dita e martesës së Princit William me Kate Middleton mund të shoqërohet nga një grevë e përgjithshme e sindikatave angleze, kërcënuan këto të fundit në një komunikatë të shpallur sot.

Martesa është planifikuar për t’u zhvilluar në 29 prill, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar më parë për një seri grevash gjatë këtij muaji. “Martesa mbretërore nuk do të ketë ndikim në planifikimet tona”, deklaroi presidenti i sindikatës së transportit, Mark Serwotka.

Rritja e papunësisë në vend dhe ulja e fondeve për shërbimet e asistencës janë dy arsyet kryesore të pakënaqësisë së punëtorëve në Angli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›