E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak serish sulme ndaj te krishtereve

Sulmet ndaj të krishterëve në kryeqytetin irakian, Bagdad u kanë marrë jetën dy personave, ndërkohë që mbi 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase, gjashtë sulme me bomba artizanale u ndërmorën ndaj banesave të familjeve të njohura si krishtere në Bagdad.

Ende nuk dihet autorësia e ngjarjes, ndërkohë që asnjë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e saj. Sulmet vijnë 2 muaj pas sulmit tragjik në një kishë ku gjetën vdekjen më shumë se 50 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›