SHBA ulen kerkesat per asistence

Kërkesa për asistencë ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më e ulta e dy viteve të fundit, ndërsa ekonomia po tregon shenja të rëndësishme të përshpejtimit të rritjes së saj.
Lajmin e raportoi gjatë pasdites rrjeti informativ CNN. Rritja e tremujorshit të katërt të vitit ka qenë më e lartë nga sa pritej, ndërsa 2010-a pritet të përfundojë me 388 mijë kërkesa për asistencë papunësie, poshtë pritjeve të ekspertëve për 415 mijë aplikime.
Një shenjë e mirë për ekonominë amerikane është edhe rritja e shitjeve në industrinë kryesorë të prekur prej krizës, ajo e shtëpive. Edhe pse periudha e Krishlindjeve ka ndikuar artificialisht në përmirësimin e shifrave, ekspertët janë të sigurt se shenja të pamohueshme rikthimi në normalitet po vërehen pas recesionit më të keq që prej Depresionit të Madh të 1930-s.