Chrysler kthen 150 mije automjete

Shtëpia amerikane e prodhimit të automjeteve, Chrysler, bëri të ditur se do të rikthejë për riparime 150 mijë makina të shitura, për të ndrequr disa probleme, si ato me timonin, jastëkët e ajrit dhe tek kamionët me ngecjen e marsheve.
Lajmi u postua gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të Administratës së Sigurisë Rrugore në SHBA. Rikthimi i makinave do të kalojë në tre faza të ndryshme. Në të parën do të ndreqen 22 mijë Dodge Ram, modele të vitit 2008-2011.
Faza e dytë përfshin 65 mijë ekzemplarë të modelit të 2009-s së Dodge Journey, ndërsa në fund do të jenë 57 mijë kamionë Dodge Ram, të modelit të vitit 2011.