E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania shpreson në rezultate për konfliktin rreth Transdnisterit

Lituania si udhëheqëse aktuale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, pret që bisedimet multilaterale rreth rajonit separatist të Moldavisë-Transdnisterit, të nisin formalisht më vonë këtë muaj.

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, tha se marrëveshja për këtë u arrit të premten gjatë bisedimeve të mbajtura në Gjermani mes kryeministrit moldav, Vlad Filat dhe liderit të Transdnisterit, Igor Smirnof.

Azubalis u tha gazetarëve se: “Jam i kënaqur që takimi i organizuar nga udhëheqja lituaneze e OSBE-së në Bavari ka dhënë rezultate dhe shpresoj që procesi do të ripërtërihet më 22 shtator në Moskë”.

Të ashtequajturat 5+2, bisedimet rreth këtij konflikti që përfshijnë Moldavinë, Transdnisterin, Rusinë, Ukrainën, OSBE-në dhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, ishin pezulluar në vitin 2006.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›