FMN njeh Këshillin Tranzitor të Libisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njohur Këshillin Tranzitor “si qeverinë zyrtare”, të Libisë dhe do të dërgojë në Tripoli një mision sapo të jetë e sigurt situata. Këtë deklaratë e ka bërë publike, në fund të mbledhjes së G8, shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde.
“Jam e lumtur të lajmëron se FMN-ja, tashmë njeh Këshillin Tranzitor si qeveria zyrtare e Libisë. Në këtë kontekst, Fondi është i gatshëm të mbrojë autoritetet, nëpërmjet të gjitha shërbimeve që ka në dispozicion”, është shprehur Lagarde.
Ndërkohë ditën e sotme ka skaduar edhe ultimatumi i vendosur ndaj Bani Walid. Rebelët kanë deklaruar se do të luftojnë me forcat pro Gadafit.