E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka pasues i Beckhamit

Klubi i madh amerikan, LA Galaxy është duke vështruar një lëvizje të bujshme për asin brazilian të Real Madridit, LeiteKakan.

“AS” të shtunën raporton se krerët e Galaxy janë duke diskutuar transferimin e mundshëm të ish-yllit të Milanit, i cili do të ishte një pasues i DavidBeckhamit. 37 vjeçari anglez mund të lirohet nga klubi amerikan duke e përfunduar karrierën e tij të bujshme, dhe sipas drejtuesve të këtij klubi, Kaka do të ishte zëvendësues i qëlluar i Beckhamit.

Raportohet se tashmë tifozët janë duke e mirëpritur transferimin e brazilianit, i cili sipas të gjitha gjasave gjatë kësaj verë do të ikën nga skuadra e Jose Mourinhos. Kaka ishte i lidhur me rikthimin e tij në Milan, por paga e tij e lartë duke se do të jetë pengese kryesor për rikthimin e tij në “San Siro”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›