Liverpool ka akord me Brighton, Caicedo preferon Chelsea-n

Jurgen Klopp tha ditën e sotme se Liverpool dhe Brighton kanë gjetur akordin për transferimin e Moises Caicedo. Mesfushori nga Kolumbia pritet të bëhet njëri prej lojtarëve më të shrenjtë të Premier League-s pasi “The Reds” janë gati të paguajnë plot 128.6 milionë euro për kartonin e tij.
Por kjo shifër duket se nuk do të përfundojë kurrë në arkat e klubit në fjalë pasi kolumbiani preferon të vazhdojë karrirën në Londër. Mësohet se ai u ka thënë menaxherëve se preferon ti bashkohet skuadrës të Chelsea-t. Madje që nga dita e sotme ai ka ndjekur edhe faqen e skuadrës londineze në Instagram.