E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuestrohen mbi 82 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit dhe mbi 12 mijë në Rinas, në pranga 2 persona

Janë goditur 2 tentativa për të futur para të padeklaruara në vendin tonë. Policia bën me dije se në Portin e Durrësit janë sekuestruar 82 550, të fshehura në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”. Në pranga janë vënë dy shoferët e autobusit, personat me inicialet G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas u sekuestruan 12 820, të cilat 28-vjeçari me inicialet K.M., tentoi t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar. Paratë u gjetën në çantën e shpinës së të riut, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›