E Martë, 3 Nëntor 2026

Të programuara për shpërthim në distancë, sekuestrohen 2 mina në Vlorë. Në pranga 2 persona

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vlorë, ndërsa Policia ka sekuestruar 2 mina me telekomandë. Në pranga kanë rënë 2 persona, F. Gj., 33 vjeç, banues në Burrel dhe E. Gj., 19 vjeç, banues në Laç (xhaxhai dhe nipi).

Polici informon se ata u kapën në hyrje të Vlorës, ku gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e automjetit me të cilin ata lëviznin, u gjetën 2 mina me telekomandë.

Minat ishin të programuara për shpërthim në distancë, ndërsa sipas Policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Policia njofton se vijojnë veprimet e thelluara hetimore për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›