E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool ne kerkim te trajnerit te ri

Pavarësisht besimit që i është dhënë Kenny Dalglish, humbja kundër Manchester United në raundin e tretë të Kupës së Ligës, ka bindur drejtuesit e Liverpool të kërkojnë trajnerin e ardhshëm të skuadrës nga Anfield. Drejtori i strategjisë së futbollit, Damien Comolli, në një konferencë për shtyp ka përshkruar njerin e duhur për të kuqtë.

"Kompetenca është gjëja e parë, dikush që përshtatet me filozofinë e klubit ... dhe sigurisht ekspert në menaxhimin e lojtarëve. Kenny bën pjesë në këtë kategori, por do të shohim me shumë kujdes dhe do marrim njeriun e duhur", përfundoi Comolli.

E megjithatë kjo nuk është ajo që preokupon Dagllish në këtë moment. Skocezi është larguar nga Merseyside 20 vjet më parë dhe nuk drejton prej gati një dekade, por kabineti i trofeve që e rrethojnë të kujtojnë arsyen përse u thërrit nga Liverpool.

"Nuk duhet të vrapojmë, përpara se të nisim të ecim. Akordi im është deri në fund të sezonit. Nëse bëj mirë por vjen dikush që është më i mirë se unë, nuk kam asnjë problem ... jam këtu për të ndihmuar klubin" deklaroi Dagllish.

Objektivi kryesor i skocezit është të shpëtojë një sezon, ku 9 humbjet në kampionat e kanë lënë Liverpool 4 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›