E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Ronaldinho nënshkruan me Flamengon

Klubi brazilian Flamengo përmes faqes së internetit ka pohuar se ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare e gjysmë me Ronaldinhon.

Ronaldinho tashmë një kohë është përfolur për largim nga Milani, ndërsa së fundi kishte vendosur se do të kthehej në vendin e tij, ku kishte disa opsione të hapura.

Përfundimisht zgjidhja e mesfushorit brazilian ka qenë Flamengo, ekip i cili do t`i paguajë Milanit 3 milionë euro.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë se Ronaldinho do të jetë futbollist i ynë në katër vitet e ardhshme. Ky projekt filloi që në ditën e parë kur u bëra presidente. Falënderoj trajneri Wanderley Luxemburgo, dhe, mbi të gjitha, fansat e Flamengos”, ka thënë presidentja e klubit Patricia Amorim.

Futbollisti do të marrë pagë prej 130 mijë euro në javë që do të paguhen nga investitorët e klubit brazilian, Traffic dhe Olympikus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›