E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri Edhe 40 pike te tjera per titullin

Barazimi spektakolar me Udinese-n (4-4) në javën e fundit të kampionatit italian i shërbeu Milan-it për të përfunduar fazën e parë të Serisë A si kryesues.

Megjithatë, mbetet keqardhja për dy pikë të humbura brenda në “San Siro”. Napoli ndodhet tani vetëm kayër pikë larg, ndërsa Inter-i afrohet frikshëm. Edhe pse 11 pikë pas, zikaltërit kanë dy ndeshje për të rikuperuar, atë me Cesena-n dhe Fiorentina-n.

Për trajnerin e Milanit, Massimigliano Allegri-n, objektivi i skuadrës në fazën e dytë është i qartë. “Grumbulluam 40 pikë deri në gjysmën e kampionatit dhe tani duhet të sigurojmë edhe 40 të tjera”, deklaroi trajneri livornez. “Mendoj se deri tani kemi luajtur shumë mirë. Nëse do të përsërisim të njëjtën paraqitje deri në fund, atëherë mendoj se duhet të fitojmë titullin”.

Pasi hodhi poshtë mundësinë e rikthimit në merkato për përforcime, Allegri nuk komentoi thëniet e presidentit të Napoli-t, që sfidonte kuqezinjtë në luftën për titullin kampion. “Deklarata të tilla nuk më shqetësojnë. Ajo për të cilën mendoj në këtë moment është vetëm ana teknike, pasi përpara në pret Champions League dhe muaj shumë impenjativë”.

Kurioz fakti që edhe një vit më parë, Milan-i përfundoi fazën e parë me 40 pikë, por atëherë ndodhej në vendin e dytë, pesë pikë larg kryesuesve të Inter-it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›