Lionel Mesi fiton Topin e Arte per 2010

Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2010, duke bërë të tijin trofeun prestigjoz i cili për herë të parë në histori është unifikuar me cmimin “Lojtari më i mirë i Vitit” që jepet nga FIFA Mesi ka mundur rivalitetin e fortë të dy shokëve te tij të skuadrës te Barcelona, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. Ai ka marrë shumicën e votave të gazetareve sportivë nga e gjithë bota, të cilët votojnë për trofeun që jepet nga prestigjozja “France Football”.