E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, pas Krkicit

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 19:45

Liverpool është duke përgatitur ofertë gjatë afatit kalimtar të verës për sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic. Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, klubi nga Anfield Road është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e 20 vjeçarit nga Nou Camp. Pavarësisht blerjes së dyshes sulmuese Andy Carrol dhe Luis Suarez, Liverpooli synon të sjellë edhe një tjetër sulmues për sezonin e ri. Krkic ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2015, por aktivizohet rrallëherë nga trajneri Pep Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›