E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta mbetet në Barcelonë

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 18:51

Andres Iniesta ka thënë se nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona. Mesfushori spanjoll spekulohej se mund të transferohet në Manchester City për 60 milionë funta mirëpo ai ka insistuar se do të mbetet në Nou Camp.

“Ky klub ka dhënë gjithçka për mua dhe familjen time. Do të ishte mirë të përfundoj karrierën këtu por kjo do të varet nga mënyra se si do të paraqitem në vitet e ardhshme. Dua të mendoj se periudha më e mirë ende ka për të ardhur dhe do të mund të jap edhe më tepër”, tha Iniesta për Esquire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›