Szczesny si Schmeichel

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 18:49
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka krahasuar portierin e ri, Wojciech Szczesny me legjendën Peter Schmeichel.
Szczesny u paraqit mirë pavarësisht humbjes 1-0 nga Manchester Unitedi, të hënën e kaluar dhe Wenger u nda i kënaqur me paraqitjen e polakut 20 vjeç.
“A shoh krahasime me Schemichelin? Po, sa i përket prezencës. Isha shumë i kënaqur me debutimin e tij. Së pari ai tregoi personalitet dhe prezencë. Goditjet nuk ishin më të mirat por ai bëri disa pritje të mira”, tha Wenger.