E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli do t`i bëjë ofertë Guardiolës

Liverpooli raportohet se planifikon të kontaktojë me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, për t`i dhënë drejtimin e skuadrës.

The Sun shkruan se Guardiola është i pari në listën e Redsave ku po ashtu përfshihen edhe menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, dhe ai i Swansea City, Brendan Rodgers.

Pronarët e klubit, Fenway Sports Group, e dinë se shanset për ta joshur Guardiolën janë të dobëta. Por ata mendojnë se do të ishte gabim të mos e provojë shansin.

Guardiola do të largohet nga karrigia drejtuese e Barcës pas finales së Kupës së Mbretit dhe ka thënë se do të pushojë një vit për kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›