Suarez dëshiron të luajë në Spanjë

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se ëndërr e tij është një ditë të luajë në Spanjë edhe pse është i lumtur te klubi anglez.
25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë te Redsat, pasi u përfshi në një mori incidentesh kontroverse derisa Liverpooli përfundoi i teti këtë sezon në ligë – më së keqi që nga viti 1954.
Uruguaiani është lidhur me një mori klubesh evropiane së fundi dhe tash ka deklaruar edhe vet se do t`i pëlqente të luajë në La Liga.
“Shpresoj ta bëj këtë në të ardhmen pasi besoj se krahas ligave të Anglisë dhe Italisë, ajo është më e mira në botë. Çdo lojtar ëndërron të luajë në këto liga”.
“Nëse ju shikoni të gjithë thashethemet që lexoni në gazeta, do të çmendeshit. Koka ime është shumë e relaksuar, kam kontratë me Liverpoolin dhe jam i lumtur”, ka thënë Suarez për Marca.