Mesfushori Bolanos qëllohet në dorë

Mesfushori ekuadorian i LDU Quito, Luis Bolanos gjendet në spital, por është jashtë rrezikut, pasi u qëllua në dorë të premten, ka njoftuar një drejtor i klubit.
Mediet lokale kanë njoftuar se Bolanos u qëllua në parking të një qendre tregtare në atë që dukej se ishte tentim për plaçkitje, por sulmuesit e tij ende nuk janë identifikuar.
Drejtori i LDU, Esteban Perez, tha për një radiostacion lokal se Bolanos, i cili i ndihmoi ekipit të fitojë Kupën Libertadores më 2008, është duke u kuruar në një spital në veri të Quitos.
25 vjeçari, i cili ka katër paraqitje për Ekuadorin, ka luajtur për Santosin dhe Internacionalin në Brazil më 2009, ndërsa u kthye në vendlindje pas huazimit nga skuadra e qytetit ekuadorian Guayaquil, Barcelona Sporting Club më 2010 para se të rikthehet në LDU këtë vit.
Në një rast të ngjashëm me këtë të Bolanosit, sulmuesi paraguaian Salvador Cabanas ishte qëlluar në kokë në një lokal në Meksiko City në janar 2010 pas një zënke. Ai është duke u rikuperuar në Asuncion.