Borussia Dortmund nuk i shet yjet

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 19:57
Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, beson se klubi do të jetë në gjendje të mbajë futbollistët kryesorë pas përfundimit të sezonit.
Dortmund është kryesues në Bundesligë dhe së fundmi spekulohej se disa prej yjeve të ekipit kanë zgjuar interesim nga klube më të mëdha evropiane.
“Jam i sigurt se do të ketë interesim për disa prej futbollistëve tanë, mirëpo të gjithë anëtarët kyç kanë kontrata afatgjate dhe është shumë e thjeshtë. Ne nuk do të shesim yjet e ekipit”, tha Watzke për Bild.