Liverpul-Atletiko përfundon përsëri në barazim 1-1
Liverpul (Start)- Superndeshja mes dy ekipeve më të forta të grupit D, Liverpul-Atletiko Madrid, ka përfunduar edhe një herë në shifra të barabarta 1-1.
Vendasit e Liverpulit kanë arritur të barazojnë golin e Maksi Rodrigezit vetëm në minutën e 5-të shtesë të takimit, me një penallti të dyshimtë të kthyer në gol nga Xherard.
Të kuqtë dominuan përgjithësisht pjesën e parë, por një gol i Maksi Rodrigezit i ka kthyer gjërat në të kundërtën e Rafa Benitezit. Loja e zhvilluar nga lojtarët e tij, megjithë volumin, nuk ishte konkretizuese. Me avantazhin e spanjollëve do të përfundonte dhe pjesa e parë e takimit.
Pjesën e dytë Liverpuli e luajti të gjithën në mesfushën e Atletikos, por pa arritur të shënonte. Duhej ekstremi i takimit që gjyqtari të akordonte një penallti të dyshimtë për anglezët, e cila kundërshtohet gjatë nga futbollistët e Atletikos. Kapiteni Xherad nuk e pati të vështirë të mposhte portierin Franko, dhe t’i jepte një pikë Liverpulit.
Kjo është ndeshja e dytë që përfundon me rezultatin 1-1, pas asaj të luajtur para dy javësh në Madrid.
Të dy ekipet udhëheqin grupin D me nga 8 pikë, të ndjekura nga Marseja dhe PSV-ja me nga 3 pikë.