“Super Pipo” rinovon edhe vit, për të shënuar 300 gola
Milan (Start)- Dëshira e Inzagit për të shënuar gola nuk ka të sosur. “Kanibali i golave”, siç është etiketuar Pipo Inzagi nga mediat italiane, kërkon të rinovojë edhe për një vit kontratën e tij me kuqezinjtë, për të arritur shifrën e 300 golave me këtë ekip.
“Dua të arrij 300 gola dhe Kupën Uefa”, -shprehet lojtari për mediat italiane, duke vlerësuar edhe një herë forcën e grupit tek Milani. Sulmuesi kuqezi ka arritur moshën 35-vjeçare, dhe ndjehet akoma në formë për të vazhduar karrierën e tij futbollistike me kuqezinjtë.