Juventusi, komod drejt Madridit; Fiorentina kërkon vetëm fitore
Romë (Start)- Sonte u vjen radha dy ekipeve të tjera italiane në Ligën e Kampioneve, Juventusit dhe Fiorentinës, pas paraqitjes së Interit dhe Romës mbrëmjen e kaluar.
Vjollcët duhet të arrijnë patjetër fitoren për të vazhduar rrugën në evenimentin më të rëndësishëm të kontinentit Europian. Në Firence do të mbërrijë sonte Bajerni i Mynihut, ku në gjirin e tij ka një nga “ishët” e Fiorentinës, Luka Tonin.
Tekniku i vjollcëve, Prandeli, do të ketë në dispozicion në ndeshjen e sotme Alberto Xhilardinon, i cili është i pëzulluar 2 ndeshje në kampionat për atë gol me dorë. Edhe portieri Frei duket në formë, duke deklaruar se jemi të gatshëm të presim gjermanët.
Më e zbutur paraqitet situata tek Juventusi i kapitenit Del Piero, i cili në takimin e sotëm kërkon të thyejë tabunë “Bernabeu”, ku nuk ka shënuar asnjëherë. Për të kërkuar fitoren e fundit të “Zonjës” në Madrid, duhet të shfletojmë librat e plurosur të historisë, dhe të shkojmë në vitin 1962, vit kur Juventusi fitonte në “Bernabeu” falë një goli të Sivorit.
Ranieri për këtë ndeshje ka vendosur të lërë në stol futbollistin e përfaqësueses, Kamoranezi.
Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme me të cilat skuadrat mund të paraqiten në fushë, në këto dy takime.
Real Madrid-Juventus
REAL (4-3-3): Casiljas; Serxhio Ramos, Pepe, Kanavaro, Heince; Guti, Gago, Shnajder; Roben, Van Nistelroi, Raul. Trajner: Bern Shuster.
JUVE (4-4-2): Maninger; Melberg, Legrotalie, Kielini, Molinaro; Markioni, Tiago, Sisoko, Nedved; Amauri, Del Piero. Trajner: Ranieri.
Gjyqtar: Vink (Holandë).
Fiorentina-Bajern Mynih
FIORENTINA (4-3-1-2): Frei; Zauri, Daineli, Gamberini, Gobi; Kuzmanoviç, Felipe Melo, Montolivo; Santana; Xhilardino, Mutu. Trajner: Çezare Prandeli.
BAJERN (4-2-3-1): Rensing; Odo, Lusio, Demikelis, Ze Roberto; Van Bomel, Otel; Shvainstaiger, Borovski, Riberi; Klose. Trajner: Klinsman.
Gjyqtar: Malenko (Spanjë).