Bercelona siguron kalin në turin tjetër edhe me barazim
Barcelonë (Start)- Katalanasit kanë arritur të sigurojnë kalimin në turin tjetër, pavarësisht barazimit me Bazelin në Barcelonë 1-1. Pep Guardiola e nis takimin me Mesin dhe Ksavin në stol, duke mos kërkuar shumë nga ky takim.
Pjesa e parë ishte me të vërtetë e vakët dhe pa asnjë gol. Me fillimen e të dytës, Guardiola hedh në fushë kandidatin për “Topin e Artë, Lionel Mesin, dhe Ksavin. Ndeshja ndryshon disi ngjyrë, dhe në minutën e 62’ argjentinasi i sapofutur në lojë kalon spanjollët në avantazh. 10 minuta para përfundimit të takimit Bazeli barazon gjithçka me futbollistin Derdijok. Me këtë barazim të “çuditshëm”, skuadra e Bazelit merr pikën e parë në grupin C.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Sportingu ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë ukrainasve të Shaktarit.
Barcelona udhëheq grupin me 10 pikë, duke siguruar biletën për në turin tjetër, e ndjekur nga Sportingu i Lisbonës me 9 pikë. Shaktari ndodhet në vendin e tretë me 3 pikë, dhe grupin C e mbyll Bazeli me vetëm 1 pikë.