E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare; Maradona trajneri i Argjentines

Tashmë është zyrtare: Diego Armando Maradona është traineri i ri i kombëtares argjentinase.

Në konferencën e parë për shtyp si drejtues i përfaqësues ish kampioni i botës në 1986, ka deklaruar se i ka idetë shumë të qarta edhe pas disa mosmarreveshjeve me drejtuesit e federatës së futbollit.

“Këtu jam unë numri nje dhe dua që të gjithë ta dinë këtë gjë", ka theksuar Maradona.

"Puna me mua fillon nga ndershmëria. Jam krenar që po realizoj ëndrrën time për të drejtuar përfaqësuesen. Do të bëj më të mirën time për të dhënë kombëtares atë vend që meriton. Kur hyra nga kjo derë kisha të njejtat ndjesi me ato kur isha futbollist, por këtë herë ka një ndryshim, tani jam i qetë për të bërë punën time", tha Maradona.

Debutimi i El Pibe D’oro do të jetë me 19 nëntor të këtij viti në miqësoren me Skocinë. Trajneri i ri i kombëtares argjentinase do të udhëtojë drejt Europës për të biseduar me lojtarët të cilët ai i ka grumbulluar për këtë datë.

"Do të shëtis në kontinentin e vjetër dhe do të takoj lojtarë, të cilët do t'u paraqes mendimet e mia për skuadrën. Lojtarët e rinj e kanë gjithmonë derën e hapur, por duhet të tregojnë se janë të gatshëm për të veshur këtë fanelë", ka përfunduar Maradona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›