E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul do Enriken dhe Matën

Liverpuli kërkon të rikthehet protagonist në Europë dhe Angli, ndaj edhe Keni Dalglish ka hequr mënjanë 30 milionë euro për të veshur me fanellën e kuqe dy lojtarë spanjollë: Hoze Enrike dhe Huan Mata. 25-vjeçari Enrike mund të bëjë për Liverpulin atë që Kosheski, Insua e Fabio Aurelio nuk e bënë dot, madje afrimi i tij do të bindte Huan Matën për të lënë Valencian. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, pasi lojtari i saposhpallur kampion Europe me U-21 të Spanjës ka shumë treg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›