E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro në hall: Më duhen sulmues

Trajneri i Skënderbeut e shikon si të domosdoshëm afrimin e elementëve cilësorë në repartin e avancuar

Koha e pakët në dispozicion është ajo që po shqetëson jo pak juglindorët, të cilët megjithëse kanë filluar një fazë përgatitore me vonesë, nuk kanë arritur të tërheqin drejt vetes të gjithë lojtarët që iu nevojiten. Skënderbeu ka dhe 10 ditë në dispozicion për sfidën europiane të Champions, teksa nga ana tjetër grupi është ende pa sulmuesë. Megjithëse përgatitjet e korçarëve janë të mëdha ende nuk ka mbaruar gjithçka për sa kohë sulmi mbetet reparti pa lojtarë dhe me alternativa të shumta nga ana tjetër. Në fakt gjatë kësaj periudhe janë përfolur shumë emra, por aktualisht në skuadër është një sulmues që vjen nga PSG dhe që ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e bardhekuqve ose jo, megjithëse akoma nuk është krijuar përshtypja për këtë lojtar dhe vlerat e tij. Faza përgatitore e nisur gjatë mesjavës së kaluar duket se po ecën mirë, ndërkohë që bilanci i dy miqësoreve të zhvilluara deri tani nga korçarët nuk ka sjellë asnjë fitore. Por pavarësisht një humbje dhe në barazimi të marë në këto dy përballje, që kanë vënë në punë grupin e ri të skuadrës, drejtuesit teknikë të saj duken mjaft të kënaqur. Sipas trajenrit Duro faza përgatitore po ecën shumë mirë, ndërsa kushtet në të cilat po zhvillohet kjo fazë janë tejet optimale, teksa është duke u synuar konsolidimi i grupit. Ndërkaq, janë duke u parë me mjaft kujdes të gjithë lojtarët që kanë ardhur gjatë këtyre ditëve për provë te Skënderbeut për të vendosur se kush do të jetë kontrata që do të miratohet në Austri gjatë kësja faze përgatitore. Por teksa përgatitjet vazhdojnë, sfida me Apoelin në Korçë po afrohet çdo ditë e më tepër. Për trajnerin duhet krijimi i grupit në kohë por dhe që Korça të ketë një paraqitje të mirë në këtë sfidë. “Sigurisht që rivali ynë është i fortë, por kjo nuk na pengon të mendojmë të bëjmë më të mirën dhe të kemi një paraqitje dinjitoze, pse jo dhe befasuese më 13 korrik. Ditët po afrohen dhe kjo po merr të gjithë vëmendjen tonë, ndonëse kemi ende nevojë për përforcime në disa reparte ku natyrisht më i rëndësishmi mbetet për ne sulmi dhe për të cilin kërkimet vazhdojnë për tu ndalur vetëm kur të kemi arritur tek lojtari që kërkojmë”, ka theksuar Shpëtim Duro.

Irena Vreto

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›