E Diel, 1 Nëntor 2026

18-vjecari australian Amini nenshkruan me Dortmund

TIRANE- Mustafa Amini, mesfushor australian 18-vjeçar qe ka luajtur me Central Coast Mariners, ka nenshkruar nje kontrate me kampionet e Gjermanise, Dortmund, por do te rrije nje vit ne forme huazimi ne klubin e tij te origjines.
Sipas marreveshjes, Amini, nje lojtar i ri australian me perspektive, do te luaje edhe ne sezonin e ardhshem me Central Coast Mariners, beri te ditur te henen klubi australian.
Lojtari, qe do te marre pjese ne Boterorin e U-20 ne Kolumbi (29 korrik-20 gusht) me Australine, u shpreh se "eshte shume entuziast qe do te shkoje tek Dortmundi, qe eshte nje klub i madh".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›