E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ministra kosovarë vizitë zyrtare në Danimarkë

Prishtinë-Dy ministra të qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi ndodhen në Danimarkë në një vizitë zyrtare dyditore. Gjatë takimeve, do të diskutohet për një sërë çështjesh, si: informimi mbi sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional, nderlidhjen mes teorisë dhe praktikës, së dyti përfshirja e partnerve socialë dhe sektorit të biznesit në marrjen e vendimeve në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional dhe së treti domosdoshmëria e mësimit gjatë gjithë jetës dhe nevoja e përhershme për zhvillim të vazhdueshëm.

Në këtë drejtim, do të shikohen aspekte krahasuese të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Sistemi i Sigurisë së Cilësisë mes Kosovës dhe Danimarkës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›