E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli dorezohet per Luis Suarez

Merkato do të rezervojë surpriza deri në ditën e fundit.
Tifozët duhety ende të presin tranferimet e bujshme. I pari është ai i Luis Suarez. Liverpuli duket se është dorëzuar. Klubi anglez ka kuptuar më në fund se nuk mund të mbajë kundër vullnetit të tij sulmuesin uruguajan.
Por nga ana tjetër “Të Kuqtë” kërkojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e futbollistit të tyre.
Pasi refuzoi dy ditë më parë ofertën prej 40 milionë euro të Arsenalit, Liverpul i ka kërkuar klubit londinez të rrisë në 46 milionë euro ofertën për të blerë Suarez. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Arsenalit, por sipas mediave angleze Arsen Venger mund të pranojë të shpenzojë këtë shumë për futbollistin urguajan.
Për Suarez interesohen gjithashtu edhe Reali i Madridit dhe Çelsi.
Emri tjetër është Çesk Fabregas.
Që Mançester Junajtid intersohej mesfushorin, kjo dihej prej kohësh, por tani gjithçka është zyrtare.
Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i skuadrës angleze, Devid Mojes, i cili është shprehur se ka kërkuar blerjen e futbollistit të Barcelonës.
Madje, tekniku ka zbuluar se palët kanë nisur tratativat dhe se në ditët e ardhshme do të ketë një vendim përfundimtar, nëse Fabregas do të kthehet apo jo në Premier Ligë.
Mançester Junajtid është gati të paguajë rreth 30 milionë euro për futbollistin, i cili më parë ka luajtur në kampionatit anglez me Arsenalin. Ndërkohë edhe vetë lojtari mund të pranojë tranferimin, pasi te Barcelona nuk arriti të gjente hapësira në formacion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›