Liverpuli fiton bindshëm në transfertën e Hullit
Hull - Liverpuli me fitoren 3-1 në transfertë me Hullin arrin të ruajë hapin e Mançesterit kryesues. Skuadra e Rafa Benitezit nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren, duke arritur të kryejë detyrën e saj, pavarësisht fitores së rivalëve.
Spanjolli Ksavi Alonso ishte i pari që kaloi në avantazh Liverpulin në minutën e fundit të pjesës së parë. Në minutën e 63-të Dir Kajt dyfishon shifrat.
Hull shkurton përkohësisht rezultatin në minutën e 73-të me anë të Xhovanit. Një minutë përpara përfundimit të ndeshjes është sërish Dir Kajt që shënon golin e tretë për skuadrën e Benitezit.
Me këtë fitore Liverpuli ngjitet në kuotën e 71 pikëve, tre më pak se Mançesteri i vendit të parë. Ndërsa, Hull Siti ndodhet në vendin e 16-të me 34 pikë.