E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi fiton me vështirësi në fushën e Uest Hemit

Londër - Çelsi arriti të marrë një fitore të vështirë 1-0 në fushën e Uest Hemit. Megjithëse u vu disa herë në vështirësi, skuadra e Gus Hidink arriti të ruajë hapin e dy skuadrave të tjera kryesuese.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Salamon Kalu në minutën e 55-të. Me këtë fitore Çelsi ngjitet në kuotën e 68 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë. Ndërsa, Uest Hemi mbetet në kuotën e 45 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›