E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitës pa fund në Tiranë, 5 në pranga

është arrestuar shtetasi Edmond Adem Vokshi, 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 05.00, në sheshin “Skënderbej” dyshohet të ketë vjedhur disa shufra hekuri të firmës “Fusha Konstruksion”.

Fatjon Ismail Korra, 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dje rreth orës 22.00”, në afërsi të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet të ketë vjedhur një celular tip “Samsung”, një bashkëmoshatari të tij. Gentian Roland Xhaferri, 31-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dje në Rrugën e Elbasanit, ka tentuar të vjedhë banesën në pronësi të një shtetas Amerikan.

Ndërkohë, po për veprën penale të vjedhjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, u realizua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Miftar Mehmeti, 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë sepse dje dyshohet se në Rrugën e Kavajës, i kanë vjedhur me dhunë çantën një shtetase, ku në brendësi shumën prej 20 000 lekë, shtetases Shefire Xhezmi Mahmutaj, lindur më 1940 banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lekët e vjedhura. Dje në mesditë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë bënë të mundur ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Kristjan Mark Rodestani, 20 vjeç, banues në rrugën “Kongresi Manastirit”, se në bashkëpunim me shtetasin Renaldo Fatos Dervishi, 26 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së banesës në pronësi të një shtetaseje, ku kanë marrë shumën e parave prej 1 milion lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›