Murinjo do të vendosë për merkaton e Interit
Milano - Hoze Murinjo do të ketë të gjitha të drejtat për të vendosur mbi merkaton e verës tek skuadra e Interit. Këtë e konfirmon vetë presidenti Masimo Morati, i cili deklaron se gjithçka do t’i besohet trajnerit portugez.
“Trajneri është ai që merr gjithmonë vendimet mbi transferimet, dhe problemet shkaktohen vetëm kur gazetarët bëjnë shkrime jo të arsyeshme, -deklaron Morati. -Ne do të qëndrojmë disi të tërhequr në merkato, kjo për arsye edhe të krizës ekonomike. Megjithatë, Zllatan Ibrahimoviç do të qëndrojë tek skuadra e Interit”.
Interi është pranë titullit të katërt radhazi në Itali, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve nuk i përmbushi dot objektivat e tij. Vitin e ardhshëm ky eveniment do të jetë objektivi kryesor, dhe gjithçka për të ndërtuar skuadrën konkurruese në kontinent do t’i besohet Hoze Murinjos. Sigurisht edhe faturën në rast dështimi.