E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpuli nuk përfiton nga humbja e Çelsit, vetëm barazim me Uest Hemin

Liverpul - Skuadra angleze e drejtuar nga Rafa Benitez, Liverpuli, nuk arriti të shkojë dot më shumë se barazimi 0-0 me modestët e Uest Hemit. Ndeshja e fundit e kësaj jave në Premierligë, e cila u luajt mbrëmë, nuk i dha mundësinë Liverpulit të shkëputej me tre pikë nga skuadra e Çelsit. Në fushë të kuqtë nuk treguan shumë për të marrë një fitore, duke zhvilluar një lojë kryesisht të vakët pa krijuar shumë raste.

Përpara kësaj jave skuadrat ndodheshin me pikë të barabarta në krye të klasifikimit, me nga 33. Çelsi pësoi një humbje në derbi me Arsenalin 1-2, duke i dhënë shansin djemve të Benitezit për shkëputje. Me barazimin e mbrëmshëm Liverpuli del i vetëm në krye të tabelës me vetëm një pik diferencë nga blutë. Në vendin e tretë ndodhet Mançesteri me 28 pikë, 6 më pak se Liverpuli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›