E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplinës shqyrton sot çështjen “Shoshi”

Tiranë (Start)- Komisioni i Disiplinës do të shqyrtojë sot incidentin e ndodhur me futbollistin e Apolonisë, Shoshi, i cili është plagosur në ndehjen e zhvilluar me Lushnjen kur po festonte shënimin e golit të barazimit. Vetë futbollisti dhe klubi fierak, pretendojnë se kapiteni është goditur me një copë betoni nga tifozët lushnjarë. Nga ana tjetër drejtuesit e Lushnjes pretendojnë se futbollisti mund të jetë goditur me bërrul pa dashje nga shokët, dhe se në pjesën ku po festonte ai ishin tifozët e Apolonisë.

Në pamjet filmike të paraqitura në disa televizione, nuk vërehet ndonjë send që hidhet në drejtim të kapitenit fierak. Një futbollist tjetër i Apolonisë stimulon dukshëm, duke u rrëzuar përpara tifozëve lushnjarë për “gjoja” një goditje nga ana e tyre. Në këtë rast gjyqtari i takimit tregohet mjaft vigjilent dhe e ndëshkon futbollistin me karton të verdhë për stimulim. Kjo është një provë më shum për lushnjarët në relacionin e dërguar FSHF-së.

Shefi i garave në FSHF, Ilir Shulku, është shprehur se ngjarja do të analizoht me kujdes, dhe se duhet pritur verdikti final. Sipas tij, ekipi i Apolonisë nuk ka bërë kërkesë me shkrim për hetimin e ngjarjes, megjithatë relacioni i ka kaluar sektorit të garave, ku këta të fundit e kanë dërguar në disiplinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›