E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, sot shansi i fundit edhe per Rafa Benitez

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez do te kerkoje qe te shmange humbjen e ekipit te tij, ne ndeshjen e stome me Lionin, duke qene se e ardhmja ne radhet e te Kuqve, varet nga rezultati i ketij takimi. Liverpuli i ka humbur gjashte nga shtate ndeshjet e fundit. Nje tjeter humbje me Lionin do ta eliminoje Liverpulin, nga "Champions", pavaresisht rezultatit qe mund te arrije kjo skuader ne te ardhmen. "Duhet te jeni sa me te qete dhe punoni shume gjate javes, per te gjetur nje zgjidhje", - theksoi Benitez para lojtareve, pas humbjes se fundit ne kampionat ndaj Fulhemit, 3-1. Kjo ishte humbja e peste radhazi e Liverpulit ne kete edicion. "Rafa ka gjithcka i duhet nje ekipi elitar, per t'ia dale mbane ne nje ndeshje te rendesishme", - thekson ish-mesfushori i Liverpulit, Dietmar Haman. Humbjet e Fiorentines dhe te Lionit, e kane lene Liverpulin ne vend te trete ne Grupin E, gjashte pike pas skuadres franceze dhe tre pike pas italianeve. Lionit i duhet vetem nje barazim, ne ndeshjen e se merkures per te kaluar ne raundin tjeter. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Zherard eshte demtuar dhe sulmuesi Fernando Torres, po ndjen ende efektet e demtimi qe pesoi nje muaj me pare ne Spanje. Mediat angleze raportojne se demtimi i Torresit mund te jete teper serioz. 25-vjecari mund t'i nenshtrohet edhe nderhyrjes kirurgjikale. "Liverpuli do te jape gjithcka, nderkohe qe nuk do te jene ne perberje te skuadres Zherard dhe Torres, - thekson mbrojtesi brazilian - ata kane nje skuader te madhe". Lioni eshte perfshire po ashtu nga nje sere demtimesh gjate ketij sezoni, vecanerisht demtimet kane prekur repartin e mbrojtjes, keshtu qe trajneri Klaud Ouel ka vendosur qe te aktivizoje mesfushorin Zheremi Toulalan, si nje perforcim emergjent ne vend te Kris. "Nese duhet qe te luaj kunder Fernando Torresit dhe Alberto Xhilardinjos ne "Champions", kjo gje do te jete mjaft e veshtire", - shprehet Toulalan.

Eliminimi

Liverpuli fitoi "Champions" ne vitin 2005 dhe eshte kualifikuar sistematikisht deri ne gjysmefinale, gjate edicioneve te fundit. Humbja me Lionin do te sjelle eliminimin dhe gjithashtu edhe largimin e trajnerit Rafael Benitez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›