E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon klubi i Interit: Gjykimi i Platinise per borxhet, i gabuar

Drejtori i klubit te Interit, Ernesto Paolilo eshte pergjigjur kunder Mishel Platinise, duke thene se presidenti i UEFA-s ka folur pa pasur fakte. Presidenti i UEFA-s sugjeronte zikalterit, se ndodhen mes disa klubeve te tjera qe i kane tejkaluar shpenzimet dhe per kete arsye, duhet te merrnin masat e duhura ne kohe. Nepermjet drejtorit te klubit, Paolilos, Interi pergjigjet se gjykimi i Platinise eshte i gabuar. "Ne mund te kunderpergjigjemi, pas kesaj deklarate, - theksoi Paolilo - Interi nuk eshte ne borxhe me bankat, Interiu, ashtu si edhe disa ekipe te tjera italiane kane nje bilanc negativ, por arrin qe te mbuloje kapitelet nepermjet pronareve te klubit". Sipas tij, Platini duhet te jete me i informuar ne kete drejtim. "Platini duhet qe te studioje librat tane dhe t'i krahasoje ato me te tjerat. Nese ai deshiron te flase, le te shprehet si te doje, por mendojme se theniet e tij jane te ekzagjeruara. Nuk kuptojme pse duhet te flase per kalimet e borxheve, kur kjo gje eshte e gabuar, pasi ne gjithmone kerkojme qe te gjejme zgjidhjen me te drejte te mundshme", - perfundon drejtuesi i Interit. Klubi i Interit ka shpenzuar shume te medha per te afruar lojtare cilesore gjate viteve te fundit dhe ashtu si pjesa me e madhe e klubeve qe po dominojne "Champions", shpenzimet justifikohen nga te ardhurat e presidenteve qe i drejtojne ato. Kesisoj, vleresohet se deklarata e Platini bie ndesh me zhvillimin e metejshem te lojes se futbollit.

Platini: UEFA, plan per te klubet qe tejkalojne shpenzimet

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ne nje interviste per nje media angleze, zbuloi se ne te ardhmen do te shihet borxhi qe kane klubet e medha evropiane per t'i ndaluar ato. Sipas Platinise, Interi, Celsi, Reali dhe ekipe te tjera te medha nuk mund te justifikojne shpenzimet qe kryejne ne merkato, pasi i tejkalojne te ardhurat dhe kjo gje duhet parandaluar. Madje kreu i UEFA-s kercenoi se ne rast te kundert do te merren masa deri ne perjashtimin e ekipeve ne fjale, nga kompeticionet evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›