Liverpuli tris, Njukasell ne krize
Fernando Torres shenoi golin e tij te 19-te ne kampionatin anglez, duke e ndihmuar Liverpulin te fitoje 3-0 ndaj Njukasellit, duke mbrojtur vendin e katert ne renditje. Ky rezultat u jep mundesi te besuarve te Benitezit te ngjiten tri pike perpara rivaleve te Evertonit, te cilet do te luajne neser ndaj Sanderlendit. Zhermein Penant e kaloi ne avantazh Liverpulin ne minuten e 43-te, pasi "Te kuqte" fituan 3-0 ndaj skuadres se Kiganit. Mbrojtesi Hoze Enrike nuk arriti ta largoje topin dhe u perplas me portierin Stiv Harper. Torres, i cili kishte shenuar gjashte gola ne dy ndeshjet e fundit ne "Anfild Road", e dyfishoi avantazhin perpara fundit te pjeses se pare, i sherbyer nga Stiven Xherrard. Kapiteni i Liverpuli pati lavdine e tij personale kur shenoi golin e trete, pas "kusurit", qe i ktheu Torres. Humbja e djeshme e thellon krizen e Njukasellit, i cili nuk ka fituar asnje nga tete ndeshjet, qekur Kevin Kigan ka marre drejtimin e skuadres. Tani "qymyrxhinjte" gjendet ne zonen e ftohte te klasifikimit dhe jane arritur nga Ridingu. Golat e shenuar nga Shejn Long dhe Dejv Kitson, ne pjesen e dyte, i dhane Ridingut fitoren 2-0 ndaj Mancester Sitit ne "Madejski Stadium". Vlen per t'u permendur demtimi i kapitenit te miqve Ricard Djun, i cili, pas perplasjes me mesfushorin Stafan Hant, pati nevoje per nje nderhyrje kirurgjikale. Ne ndeshjen tjeter, te luajtur dje ne Premier Lige, Fulhemi ka arritur te marre nje pike ne fushen e Blekbernit, e cila i jep mundesi t'i mbaje ende gjalle shpresat "per te mbijetuar". Morten Gamst Pedersen i kaloi ne avantazh vendasit, pas krosimit te Xhezon Robertsit, por miqte barazuan 60 sekonda para fundit me ane te Xhimi Bulardit. Mesfushori londinez shenoi me nje "predhe" nga distanca. Fulhemi, i drejtuar nga Roi Hodgson, gjendet pese pike larg zones se shpetimit. Sot do te luhen tri ndeshje te tjera ne Premier Ligem, ku spikat transferta e Arsenalit kryesues ne fushen e Uiganit.