E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa mposht Kastriotin, Zhilli braktis krutanet

Besa - Kastrioti 1-0
Shenues: Ishaka 5'
Ka qene nje gol i shpejte i Abdulla Ishaka, ai qe ka vulosur krejt takimin ne Kavaje, duke i dhene Beses tre pike te merituara dhe qe tani e sheh veten ne vendin e trete ne renditjen e pergjithshme. Nderkohe, krutanet po e pesojne me keq sesa sezonin e kaluar. Kastrioti jo vetem qe humbi ne Kavaje me Besen 1-0, por perpara sfides me formacionin e Staroves, klubi krutan humbi dhe presidentin e tij, Shkelzen Zhilli. Ish-bosi i Kastriotit dha doreheqjen e parevokueshme, e dyta e tij ne dy vjet qe drejton ish-skuadren e Vasil Bicit. Bashke me Zhillin dha doreheqjen edhe zevendespresidenti i klubit, Kujtim Baholli. Interesant eshte nje fakt se, nese 45-vjecari Zhilli kampionatin e kaluar duroi per ta dhene doreheqjen ne dy jave perpara perfundimit te sezonit 2006-2007, saktesisht me 11 maj 2007, atehere Kastrioti ndodhej ne vendin e 9-te, tani ish-presidenti e dha 11 jave perpara perfundimit te Kampionatit te 69-te Kombetar te Futbollit, kur serish Kastrioti ndodhej ne vendin e nente (tani ne te dhjetin pas fitores se Teutes me Vllaznine). Zhilli pas disa hezitimesh per te qene ne krye te Kastriotit, u rikthye ne postin e sponsorizuesit me 21 qershor 2007. Largimi i financuesit kryesor te ekipit pa dyshim qe do te sjelle nje krize totale per nje grup lojtaresh, qe nuk kane marre disa paga mujore. Gjate ketij sezoni ne presidencen e Shkelzen Zhillit, Kastriotin e drejtuan Ramazan Ndreu, Vasil Bici dhe serish Ramazan Ndreu. Kastrioti mund te jete skuadra qe do te shoqeroje Skenderbeun ne rrugen drejt Kategorise se Pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›